Aksident afër Zveçanit, vdes një polic i Kosovës

94

Një polic i Kosovës ka vdekur në një aksident trafiku afër Zveçanit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zv/komandanti i Policisë, Besim Hoti.

Ai ka bërë të ditur se i ndjeri nuk ka qenë në detyrë zyrtare, por me veturë zyrtare.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30.