Kompania Alwera Invest ka njoftuar se shumë shpejtë do fillojë ndërtimin e tre fabrikave në komunën e Ferizajt.
Për lajmin e ka njoftuar edhe kryetarin aktual të komunës Agim Aliun, meqë rast e njoftuan se në konzorcium me dy kompani nga Zvicra, do ndërtohen këto fabrika në Kosovë, ku do punësohen rreth 400 punëtorë.
Njoftimi i plotë në Facebook:
Sot e informuam të parin e qytetit të Ferizajt, Kryetarin e Komunës, z.Agim Aliu se kompania jonë në konzorcium me dy kompani Zvicerane, të cilat janë po ashtu në pronësi të familjes Hasani nga Ferizaj, kanë nënshkruar marrëveshje dhe do të fillojnë se shpejti me ndërtimin e tri fabrikave në komunën e Ferizajt, ku do të punèsohen rreth 400 punëtor.
Investimet do të bëhen për ngritjen këtyre fabrikave:
🟢 1. Fabrika për prodhimin e të gjitha materialeve të suvatimit dhe fasadave
🟢 2. Fabrika për prodhimin e dyerve dhe dritareve nga PVC
🟢 3. Fabrika për prodhimin e mobilieve
● Të gjitha fabrikat do të jenë të pajisura me teknologji moderne nga brendet evropiane.
● Një pjesë e prodhimeve do të destinohet për tregun vendor dhe një pjesë e konsiderueshme për tregun evropian.
● Nga Kryetari morëm mbështetje për të na krijuar fasilitetet e nevojshme konform procedurave ligjore dhe njëkohësisht shprehi kënaqësinë për investimin që do të mundesoj punësimin e të rinjëve dhe të rejave Ferizajase.