Mbeti i plagosur, alarmon babai i shokut të Martinit: Janë dy vrasës, njëri është i lirë

50

Babai i të miturit i cili mbeti i plagosur gjatë sherrit me viktimë Martin Canin, ka dhënë një deklaratë duke rrëfyer detaje të reja që sipas tij, janë pjesë e dëshmisë së djalit që mbeti i plagosur, shok i Martin Canit.

Babai i 14-vjeçarit, tha se nuk është vetëm një vrasës, por dy, teksa ky i fundit mbetet ende i lirë.

”Luisi për momentin është një fazë rikuperimi, por mbetet ende në intubacion. Luisi është goditur katër herë në trup, një gërvishje ka marrë në dorën e majtë. Katër herë është goditur nga dy persona. Nuk është një autor vrasës, por janë dy autorë vrasës”.

Ai për Top Channel edhe zbuloi pak se kush mund të jetë dorasi.

”Dua ta denoncoj para medias suaj, personi i dytë me thikën më të vogël që ka goditur Luisin pas shpine, është K. B.”.

”Kërkoj arrestim të shpejtë, sepse kam marrë vesh se ka marrë prindërit dhe do të largohet nga Shqipëria, ose është larguar”.

”Kjo është deklaratë zyrtare nga policia. K. B. është lënë i lirë, por ai duhet të nxjerrë armën e krimit dhe të shkojë të dorëzohet vetë. Nëse nuk merren masa do të marrim ne në mënyrë private, siç e zgjidhën ata me fëmijët tanë”, tha babai i të plagosurit.