Haradinaj pas diplomimit të Luanit: E bërë krenar Shkëlzenin dhe gjithë kombin

96

Luan Haradinaj, pjesëtari i FSK-së, djali i vetëm i heroit të kombit, Shkëlzen Haradinaj, ka diplomuar sot në MIBOLC, një kurs bazik për oficer në Inteligjencën Ushtarake të SHBA-së.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se me këtë arritje, ai ka bërë krenar të gjithë.

“Luani i ri sot diplomoi në MIBOLC, kursi bazik për Oficer të Inteligjencës Ushtarake në SHBA.  Ai na bënë krenarë të gjithëve, Shkelzenin dhe gjithë kombin.  Nderime Atdheut, Luan”, ka thënë ai.