Gazetari Valon Syla përmes një postimi në rrjetin social, Facebook ka ironizuar me tre persona që sipas tij po e mbrojnë Qeverinë në emisionin “Pressing” në T7.
Në studio të “Pressing” janë të ftuar, Jusuf Thaqi, Shkëlzen Gashi dhe Rron Gjinovci, për të cilët Syla porositi Leonard Kërqukin t’ua shtrojë një pyetje.
“Kush ja u ka jep Oskarin për me fol në emër të popullit edhe kush i ka vendos si arbitër absolut me përcaktu realiteti” – ishte pyetja e Sylës.
Tutje, ai treshes së ftuar në studio iu tha se tashmë ata kanë rënë në nivel për ta mbrojtur “Dimal Bashën e Mefi Hellonkën”.
Postimi i plotë i Syës:
Leo Kerquki veti ata në studio, masi më përmendën kush ja u ka jep Oskarin për me fol në emër të popullit edhe kush i ka vendos si arbitër absolut me përcaktu realitetin.
Rroni te koka kthy, në T7 si ka dhez te Flaka a?
Hajde folim tani kur shihemi bashkë.
Albini thuju shkoj në Japan e ju po ja mani zhagun një Qeverie që ka mu kry e ju keni me mbet pa asnjë mburrje. Keni ra me mbrojtë Dimal Bashën e Mefi Hellonkën.