IPK kërkon suspendimin e Riza Muratit, kapiteni policor dyshohet për dhunë në familje

33

Inspektorati Policor i Kosovës  ka rekomanduar suspendimin e një kapiteni policor, respektivisht shefit të sektorit qendror për hetimin e trafikimit me njerëz.

Inspektorati thotë se rekomandimi është bërë bazuar në autorizimet ligjore, pasi që kapiteni policor është i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

“Hetuesit e IPK-së janë në komunikim të vazhdueshëm lidhur me këtë rast me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë të cilës i janë përcjellë raporte/ deklarata lidhur me veprimet hetimore”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, IPK ka njoftuar edhe mbrojtësin e viktimave të cilët kanë parashtruar kërkesën për urdhër mbrojtës në gjykatën kompetente.

“Duke marrë për bazë dyshimin për veprën penale në hetimin e këtij rasti, bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së, është rekomanduar suspendimi i kapitenit policor”, thuhet mes tjerash në njoftim.