Pejë,25 shkurt 2025 – Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj dhe zëvendës-kryeprokurorja, Arlinda Nallbani Gacaferri, kanë pritur në takim koordinues, kryetarin e Gjykatës Themelore të Pejës, z. Armend Berisha.
Gjatë këtij takimi u diskutuar me theks të veçantë për bashkëpunimin ndërinstitucional mes dy institucioneve dhe koordinimin për mos mungesën e prokurorëve në përfaqësime dhe dështimin e seancave gjyqësore.
Temë e diskutimit mes kryeprokurores dhe kryetarit, ishte edhe implementimi sa me efikas i programi SMIL dhe çështje tjera relevante me rëndësi në të mirën e Prokurorisë Themelore në Pejë dhe Gjykatës Themelore të Pejës.