PK: Vlerësuar në aspektin e sigurisë, procesi zgjedhor kaloi i qetë dhe pa incidente

74

Plani operacional i paraparë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, i cili kishte për qëllim ofrimin e
sigurisë, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të
zgjedhjeve u realizua me sukses në tërë territorin e Republikës së Kosovës.


Zbatimi i planit policor, bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional ka ndikuar në mënyrë
pozitive që i tërë procesi zgjedhor të kalojë i qetë dhe pa ndonjë incident madhor që do të kishte
penguar/cenuar procesin zgjedhor, andaj vlerësuar në aspektin e sigurisë, procesi zgjedhor ka
kaluar i qetë dhe pa incidente serioze.


Një ndër qëllimet e planit operativo policor, ka qenë inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale
kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt
që bie ndesh me ligjet e vendit, që sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të
lira dhe demokratike.


Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit, sot ka iniciuar
gjashtë (6) raste, prej tyre tri (4) raste të natyrës penale nga kapitulli XVIII i KPRK “Veprat Penale
Kundër të Drejtave të Votimit“ dhe dy raste penale “Sulm ndaj personit zyrtar & Kanosje“, me ç
‘rast janë shoqëruar shtatë (7) persona të dyshuar, ku me autorizim të prokurorit katër (4) prej
tyre janë dërguar në mbajtje, kurse tre (3) janë liruar në procedurë të rregullt, raste këto të cilat
nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.  


Po ashtu, janë trajtuar edhe disa raste tjera, për të cilat në bashkëpunim dhe koordinim me
prokurorët kompetent janë evidentuar si shënime zyrtare.
Vlen të potencohet se Policia e Kosovës ka trajtuar çdo informacion i cili ka pasur të bëjë me
procesin zgjedhor, si dhe ka trajtuar edhe raste tjera që nuk ndërlidhen me procesin zgjedhor.

Plani policor vlerësohet se është realizuar me sukses, falë bashkëpunimit ndërinstitucional, falë
punës dhe angazhimeve të zyrtarëve policorë si dhe bashkëpunimit dhe kulturës së lartë të
treguar nga qytetarët e Republikës së Kosovës.