Sali Berisha lirohet nga arresti shtëpiak

31

GJKKO ka liruar nga masa e arrestit shtëpiak kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën.

Kjo është bërë e ditur nga avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj i cili tha se gjykata ka konstatuar se për Berishën nuk ekzistojnë më kushtet dhe kriteret për asnjë lloj mase.

“Gjykata konstatoi se për zotin Berisha nuk ekzistojnë më kushtet dhe kriteret për asnjë lloj mase. Ne kemi një vit e ca luftë me Irena Gjokën”.

“Qëndrimi i Strasburgut është determinant dhe ka një rol parësor në këtë punë. SPAK le të bëjë çfarë të dojë. Por duhet të ulë kokën sepse i ka hipur një kali për sprapthi”, deklaroi avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj./TCh