Presidentja Vjosa Osmani, pas takimit me liderët e partive politike në Kosovë, ka thënë se nuk ka parë një vullnet politik për zgjedhje të jashtëzakonshme, prandaj përgatitjet do të bëhen për zgjedhje të rregullta, raporton Ekonomia Online.
Osmani ka shtuar se ka mbetur të bëhet edhe një analizë e datave që janë folur në këtë takim dhe se do të dalë me një datë që do ta bëjë publike në vijim.
Sipas saj, në mbledhjen e mbajtur nuk pati ndonjë kundërshtim por vetëm preferenca të ndryshme mes datave 26 janar – 16 shkurt 2025, duke shtuar se për zgjedhjet e rregullta po bisedojnë për katër data: 26 janar, 2 shkurt, 9 shkurt ose 16 shkurt.