Prapaskenat e vrasjes në Serbi ku autor i dyshuar është Artan Hajrizi

175

Një polic serb është vrarë dhe një tjetër është plagosur në Loznicë si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ku autor dyshohet të jetë kosovari Artan Hajrizi.

“Novosti” ka zbuluar detaje të tjera nga vrasja. Gjithçka ndodhi gjatë një kontrolli rutinë të taksive në Loznicë në të cilën ndodheshin shtetas shqiptarë

Sipas informacioneve jozyrtare të kësaj gazete, pas ndalimit nga policia kufitare, 33-vjeçari Artan Hajrizi ka thënë se ishte nisur për të vizituar një shok të tij në Loznicë dhe pasi pjesëtarët e MPB-së i kërkuan që t’u tregonte çantën që mbante, ai hapi zjarr.

Për këtë rast ka folur edhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq.

“Policia në vend ka gjetur pasaportën e të dyshuarit të lëshuar nga institucionet e përkohshme të të ashtuquajturës Kosovë në emër të Hajziri Artan (33) dhe një letërnjoftim gjerman”, ka thënë Daçiq.