Policia e Kosovës ka publikuar pamje nga aksioni i djeshëm ku u arrestua një i dyshuar për fajde, dhe disa të tjerë për vepra të tjera penale.
“Njësitë e lartcekura policore në koordinim edhe me Prokurorinë Themelore në Pejë, pas dyshimeve se janë kryer veprat e lartcekura, të njëjtën ditë kanë realizuar një operacion policor, me ç’rast është arrestuar në flagrancë i dyshuari i lartcekur, i cili dyshohet se në vazhdimësi, përmes presionit dhe kërcënimeve, e ka detyruar viktimën të veprojë në dëm të pasurisë së tij, duke paguar norma të interesit si fajde”, thuhet në njoftim.