Infarkti cerebral, neurologu Goga tregon simptomat dhe shkaqet pse ndodh

171

Sëmundjet që lidhen me sistemin nervor të trupit quhen sëmundje neurologjike. Sëmundjet neurologjike janë çrregullime që prekin sistemin nervor por  gjithashtu mund të prekin edhe të gjitha sistemet e trupit, një ndër to është edhe goditja cerebrale ose infarkti cerebral. Për shkak të anomalive në strukturën elektrike të trurit, palcës kurrizore ose nervave mund të shkaktojnë shumë probleme.

Lidhur me këtë çështje, në një pronocim për GazetaBlic, u deklarua neurologu Besnik Goga, i cili tha se infarkti cerebral ndodh në rastin kur furnizmi me gjak në një pjesë të trurit ndërpritet ndjeshëm.

“Goditja cerebrale ndodh kur furnizimi me gjak në një pjesë të trurit ndërpritet ose reduktohet ndjeshëm, duke privuar indet e trurit nga oksigjeni dhe lëndët ushqyese. Kjo mund të çojë në dëmtim të qelizave të trurit brenda pak minutash. Si dhe infarkti cerebral ndahet në: Goditje Ishemike dhe Hemorragjike”, deklaroi ai.

Tutje, ai tregon për simptomat e goditjes cerebrale dhe paraqitjen e faktorëve të rrezikut të tij.

Simptomat e goditjes ose infarktit cerebral përfshijnë dobësi ose mpirje të papritur të fytyrës, vështirësi në të folur ose në të kuptuar, probleme me shikimin me një ose të dy sytë, vështirësi në ecje, marramendje, si dhe dhimbje koke të fortë pa shkaqe të njohura”, tha ai.

“Kurse faktorët e rrezikut përfshijnë simptomat si tensioni i lartë i gjakut si faktori më i madh i rrezikut për goditjen cerebrale, prija e duhanit, dieta e pashëndetshme, diabeti, mungesa e aktivitetit fizik që mund të çojë në peshë, si dhe konsumi i alkoolit që rrit rrezikun e goditjes hemorragjike”, vazhdoi tutje Goga.

Po ashtu, ai tregon për trajtimin dhe parandalimin e goditjes ose infarktit cerebral tek njerëzit.

“Trajtimi rreth infarktit cerebral është trajtimi urgjent që ndryshe quhet jetik. Për goditjet ishemike përdoren trombolitikët për të shpërbërë mpiksjen, për goditjet hemorragjike mund të nevojitet kirurgjia për të ndalur gjakderdhjen. Kurse, parandalimi për infarktin cerebral përfshinë menaxhimin e hipertensionit, ndalimin e pirjes së duhanit, ushqime të pasura me fruta, aktivitete fiyike, si dhe menaxhimin e nivelit të sheqerit në gjak”, potencoi ai.