Kryeministri i Sllovakisë del nga spitali dy javë pas plagosjes

88

Kryeministri sllovak, Robert Fico ka dalë nga spitali ku po trajtohej, dy javë pasi është plagosur rëndë nga të shtënat me armë.

Ai është transportuar nga qyteti i Banska Bystrica për të vazhduar shërimin e tij në Bratislavë, sipas raportimeve të fundit, shkruan BBC.

59-vjeçari po luftonte për jetën e tij pasi u qëllua katër herë nga një distancë e afërt në qytetin qendror të Handlova më 15 maj.

Fico thuhet se i është nënshtruar një sërë operacionesh.

Nuk dihet ende nëse ai është dërguar në banesën e tij në Bratislavë apo është transferuar në një spital tjetër.