Ka nisur takimi mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Krasniqi është i vetmi prej liderëve të partive opozitare që pranoi ftesën për darkë me kryeministrin Albin Kurti, i cili ftoi të tre krerët e partive opozitare në një takim “për të shqyrtuar mundësitë e reja rreth përmbushjes së agjendës së mbetur legislative për sesionin pranveror”, siç thuhet në ftesë.
Pjesë e takimit janë edhe shefat e Grurpeve Parlamentare të Vetëvendosjes dhe PDK-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Abelard Tahiri.
Pas takimit pritet të ketë konferencë për media.