Sipas informacioneve të medias finlandeze “Yle.fi”, 12-vjeçari i dyshuar për të shtënat me armë zjarri në shkollën Viertola dyshohet se kishte qenë viktimë e bullizmit në shkollë, përcjell Reporteri.net.
Kështu, motivi i të shtënave lidhet me bullizmin në shkollë.
Policia e Uusimaa Lindore njoftoi të mërkurën në mëngjes se policia ka një ide paraprake për motivin e të shtënave në shkollë.
Për arsye hetimore, motivi në atë moment nuk mund të konfirmohej publikisht.
Nga të shtënat humbi jetën një djalë 12-vjeçar dhe dy vajza 12-vjeçare u plagosën rëndë.