Mërgimtarët vetëm gjatë muajit shkurt 2024 kanë çuar në Kosovë 87.9 milionë euro

214

Mërgimtarët vetëm gjatë muajit shkurt 2024 kanë çuar në Kosovë 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistika e remitancave dhe institucioneve të tjera financiare për muajin shkurt 2024.

Sipas të dhënave të BQK-së, dërgesat preliminare nga mërgata për muajin shkurt 2024 shkojnë në 87.9 milionë euro, ndërkohë që në total vlera e remitancave, kap vlerën e 174.3 milionë eurove.

Sasia më e madhe e remitancave kanë hyrë përmes Institucioneve Financiare Jo bankare në total prej 64.4 %, përmes bankave 15.9 dhe përmes kanaleve të tjera 19.7 %.

BQK gjithashtu ka njoftuar se astetet e kompanive të sigurimit kanë arritur në 312 milionë euro, apo 600 mijë më shumë se janari 2024.

Ndërkohë fondet pensionale në fund të shkurtit 2024 kanë shkuar në 2.8 miliardë euro, apo 46.5 milionë më shumë.