“E kish një dërrasë mangu”, Jimmy Kimmel lexon disa shprehje në shqip, Dua Lipa ia përkthen dhe ia tregon kuptimin e tyre

524

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë mbrëmë e ftuar në emisionin “Jimmy Kimmel Live”.

Gjatë emisionit, moderator i njohur Jimmy Kimmel ka zgjedhur disa shprehje në gjuhën shqipe, të cilat i ka shqiptuar në shqip, e më pas Dua Lipa i ka përkthyer në gjuhën angleze dhe ka sqaruar kuptimin e tyre.

Shprehjet që ai i lexoi janë: “I ka ba rush e kumlla”, “E kish një dërrasë mangu”, “Sa për sy e faqe”, “Hyp se t’vrava, zhdryp se t’vrava”.

Pas secilës prej tyre, ata kanë qeshur.