Të gjithëve na ka ndodhur që kemi para një sallatë perfekte me të gjithë përbërësit tuaj të preferuar.
Por shpesh kur e provon, shijon vetëm një gjë: qepën dhe djegësinë saj.
Pas një gote me ujë, larjes së dhëmbëve madje dhe pas një dite e ndjen akoma në frymë aromën e fortë të qepës.
Qepët e pagatuara janë një nga perimet më të shëndetshme, por dhe personat që i adhurojnë stepen për t’i konsumuar të gjalla për shkak të djegësisë që kanë.
Ndërkohë të skuqura, të pjekura apo të ziera bashkë me përbërës të tjerë ato e humbasin djegësinë por humbin edhe shijen unike.
Fatmirësisht ka disa metoda shumë të lehta, të cilat AgroWeb.org i sjell më poshtë, të cilat arrijnë t’i zbusin djegësinë qepëve të gjalla për t’i shijuar në sallata.
Zbutini djegësinë me ujë
Shija unike e qepëve vjen si rezultat i mineraleve të sulfurit, të cilat neutralizohen kur qepët gatuhen, në sajë të nxehtësisë.
Por uji kryen të njëjtin funksion njësoj si dhe nxehtësia, por duke ruajtur vlerat dhe strukturën e tyre.
Mjafton që t’i lini qepët e prera në një tas me ujë përreth 10 minuta dhe në këtë mënyrë djegësia e tyre do ulet.
Nëse qepët janë të vjetra, mjafton që ujit t’i shtoni akull kështu do t’i jepni qepëve fortësinë e zakonshme.
Mbulojini me kripë
Për ata që nuk duan fortësinë që i jep qepëve zhytja në ujë, kriposja e tyre eleminon djegësirën dhe i zbut njëkohësisht.
Ekspertët ju këshillon t’i prisni qepët në copa ose si për sallatë, vendosini në një pjatë dhe mbulojini me kripë.
Lërini kështu për 15 minuta dhe më pas shpëlajini.
Diçka e tillë i largon lagështirën dhe djegësinë qepëve.
Nëse dëshironi mund t’i shtypni edhe me dorë duke i zbutur akoma dhe më shumë, si dhe për t’i dhënë një shije më të veçantë.
Bashkoni lëng limoni me uthull molle
Njësoj si uji dhe uthulla e mollës dhe limoni kryejnë funksionin e largimit të djegësisë në mënyrë perfekte.
Mjafton që qepët e prera t’i vendosni në një tas me uthull molle dhe lëng limoni sa të mbulohen.
Lërini të zhytura përreth 10-15 minuta, më pas nëse preferoni mund t’i shpëlani por jo domosdoshmërisht dhe do të përfitoni një shije krejt unike për recetën që po përgatisnit./Agroweb