Tejkaloi në vijë të plotë në rrugën Gjilan-Prishtinë, dënohet me 150 euro dhe 3 muaj ndalim të vozitjes

14

Policia rajonale e Gjilanit, kanë identifikuar një kundërvajtës i cili duke drejtuar automjetin e tij në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë në bazë të video incizimi shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë.

Vozitësi është dënuar me 150 euro dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej 3 muaj.                                                                                                

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë./