Pamje të rënda, fëmija 3-vjeç rrahet brutalisht nga edukatoret në çerdhe në Fushë Kosovë

66

Një rast i tmerrshëm i keqtrajtimit të një fëmije në çerdhe është bërë publik sonte.

Rasti ka ndodhur në çerdhen “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë, ku siç tregojnë familjarët, një fëmijë 3-vjeçar është ngrehur zvarrë nga një edukatore dhe më pastaj edhe është rrahur keq.

Familjarët kanë publikuar edhe video nga keqtrajtimi. Ndërsa edhe nga disa fotografi të publikuara shihet se i vogli ka marrë edhe lëndime nëpër duar.

“Nipi im ka pësuar trauma të rënda psiqike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh”, ka treguar Fatos Geci, familjar i të miturit.

Ai ka kërkuar nga organet kompetente që të merren seriozisht me rastin.

“Kërkoj nga organet e drejtësis të bëjnë punën e tyre. IDIOTEVE dhe mostrave të tilla duhet t’i jepet fund një herë e përgjithmonë. Le të jetë rast

fundit i dhunës ndaj fëmijëve”, ka shkruar ai.