Analisti i politikës, Imer Mushkolaj, ka publikuar një fotografi të tmerrshme nga reparti i Biokimisë në QKUK.
Mushkolaj ka thënë se në përdhesën e Biokimisë në QKUK ku trajtohen pacientët me kancer janë kushtet katastrofale.
Ai ka kritikuar pushtetin që sipas tij, po merret me dialogun dhe jo me përmirësimin e kushteteve në spitale.
“Në këtë hapësirë, në përdhesën e Biokimisë në QKUK, trajtohen me kimioterapi pacientët me kancer. Kushte katastrofale. Ndërkohë, pushteti vazhdon të merret me Borrellin e Lajçakun.” – ka shkruar ai në Facebook.
Statusi:
