Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot ambasadorin e Finlandës në Prishtinë, Matti Nissinen, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një komunikate për media, Zyra e Kryeministrit njofton se në takim u bisedua për çështjet bilaterale me theks investimet në sektorin e energjisë në përputhje me objektivat e qeverisë për diversifikim të burimeve të energjisë dhe tranzicionin e gjelbër.
“Zhvillimet në vend dhe rajon si dhe për dialogun në Bruksel, gjithashtu ishin pjesë e bisedës sot. Kryeministri Kurti e falënderoi Ambasadorin Nissinen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.