I grabiten 150 euro një burri në Pejë nën kërcënimin e armës

16

Një person i maskuar dhe i armatosur i ka grabitur një burri në Pejë rreth 150 euro.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje.

Ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është informuar edhe prokurori.