“Shtëpia e tmerrit” në Poloni, babai dhe vajza kryenin incest, 3 foshnje të vdekura në bodrum

27

Opinioni publik në Poloni është tronditur nga zbulimi i “shtëpisë së tmerrit”, ku babai dhe vajza e tij jetonin një lidhje dashurie prej mëse katër vitesh, duke lindur edhe dy fëmijë së bashku.

Incesti në familje u zbulua pasi fqinjët e tyre u alarmuan teksa shihnin babë e bijë të ecnin dorë për dore në fshat, ndërsa më pas në bodrumin e shtëpisë së tyre u gjetën trupat e tre foshnjave të porsalindura të vdekura.

54-vjeçari Piotr Gierasik dhe e bija 20 vjeçe, Paulina, tashmë do të përballen me burgim të përjetshëm pasi akuzohen për vrasje dhe incest.

Eshtrat e foshnjave të mbështjella me qese plastike u zbuluan në varre të cekëta brenda banesës që ndodhet në fshatin Czerniki, në Poloninë veriore.