LLushtaku: Jam në dilemë se Kurti jeton në “univers paralel” ose ka “dozë të lartë humori”

28

Mergim Lushtaku, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se dyshon nëse “Albin Kurti jeton në univers paralel”, apo “ka dozë të lartë humori”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën se nuk dëshiron zgjedhje të jashtëzakonshme sepse në atë rast “zhduket opozita”.

Pas kësaj deklarate shumë deputetë opozitarë kanë reaguar, përfshirë edhe Lushtaku.