“Çlirimtari” i Shtimes, anulon ekskursionin për maturantë në Shqipëri

22

Komuna e Shtimes ka njoftuar se është anuluar ekskursioni për maturantët në Shqipëri, i cili ishte planifikuar të realizohej gjatë këtyre ditëve. 

Sipas, Drejtorisë komunale të arsimit në Shtime, arsyeja e anulimit ka të bëjë me kompaninë e cila nuk i është përmbajtur ofertës dhe kontratës së fituar.

“Me keqardhje njoftojmë maturantët dhe mësimdhënësit e dy shkollave të mesme për anulimin e ekskursionit të paraparë të mbahej në Shqipëri. Drejtoria Komunale e Arsimit në Shtime njofton se pas procesit të përzgjedhjes, kompania fituese nuk i është përmbajtur realizimit të ofertës me të cilën ka aplikuar bazuar në çmimin e paraqitur”, thuhet në njoftimin e Komunës.