Aksident me fatalitet në Drenas, vetura përplasi për vdekje një këmbësor

100

Një person ka humbur jetën mesditën e së hënës pasi i njëjti është goditur nga një veturë në qendër të Drenasit.

Indeksonline ka mësuar se aksidenti ka ndodhur afër Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas.

Viktima 70-vjeç me lëndime të rënda trupore ishte nisur drejt QKUK-së, mirëpo përshakk të plagëve të marra ka vdekur pas pak kohe.

Policia e Trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.