Dy shqiptarë kapen me 58 kg drogë dhe mbi 400 mijë euro në Treviso

31

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga karabinerët e Trevisos gjatë një operacioni antidrogë që është zhvilluar të shtunën mbrëma në Itali. 

Të dyshuarit, të moshës 32 dhe 43 vjeç janë arrestuar në flagrancë, teksa policia iu ka gjetur 58 kilogramë drogë dhe 410 mijë euro para të gatshme.

Së bashku me ta është vënë në pranga edhe pronari i shtëpisë në Silea, një shtetas italian.

Pas kontrollit që vazhdoi gjatë gjithë natës, u gjetën 49 kg kanabis, 8 kg marihuanë, 35 gram heroinë dhe 96 doza ekstazi. Po ashtu u gjetën mjete që shërbejnë për peshimin dhe paketimin e lëndës narkotike, paratë cash, si dhe disa fletore ku shënoheshin me numra dhe emra të koduar të dhënat e klientëve dhe sasia e shitur.

Të arrestuarit janë dërguar në burgun e Trevisos.