Rritja ekonomike në BE, më e ngadalshme sesa pritej

23

Ekonomitë e 27 vendeve të Bashkimit Evropian do të vazhdojnë të regjistrojnë rritje ekonomike më të ngadalësuar sesa është pritur për shkak të inflacionit të lartë, ka thënë Komisioni Evropian në parashikimin e publike të hënën.

Fillimisht Komisioni ka parashikuar rritje të ekonomisë së bllokut për 1 për qind më 2023, por situata aktuale tregon për rritje 0.8 për qind.

Parashikimi për vitin 2024 është ulur në 1.4 për qind nga 1.7 për qind sa ka qenë fillimisht.l

Sipas raportit, ngadalësimi është shënuar nga ulja e kërkesës për shkak të normave të larta të inflacionit.

“Ekonomia e BE-së është përballur me dy situate të rënda: pandeminë e koronavirusit dhe luftën e Rusisë në Ukrainë. Shkalla e lartë e inflacionit e ka bërë të veten, ndonëse tani ka nisur të bjerë”, ka thënë zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis.