“Benzi” bie nga froni, “Volkswagen” bëhet vetura më e preferuar e shqiptarëve

25

Gjatë tremujorit të parë 2023, janë regjistruar gjithsej 14.460 mjete te reja, nga të cilat 27 lloje mjetesh dhe 276 marka mjetesh, raportoi INSTAT.

Fondi i autoveturave u zgjerua me 8% në janar – mars 2023 dhe siç tregojnë të dhënat “Volkswagen” është bërë makina më e preferuar e shqiptarëve.

Marka “Volkswagen” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve të reja rrugore me 20,4%, e ndjekur nga marka ““Mercedez Benz” me 16,3%.

Në kategorinë e mjeteve të reja rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (83,5%) dhe “Motor” zënë (6,8%).

Numri më i lartë i mjeteve të reja rrugore është regjistruar në Qarkun e Tiranës, duke zënë 39,4% ndaj mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend në tremujorin e parë 2023.

Qarqet me numrin më të vogël të mjeteve të reja rrugore janë qarku Dibër me 2,1% dhe Gjirokastër me 1,3% secili ndaj mjeteve rrugore gjithsej.

Për 2022, numri mesatar mujor i mjeteve të regjistruara për herë të parë rezulton 5,152.

Gjatë vitit 2022 shitjet për makinat e reja kanë shënuar rënie, jo vetëm për shkak të rritjes së çmimit të tyre 10 deri 15%, por edhe për shkak të numrit të reduktuar të prodhimit të tyre për 2022 e ndikuar nga mungesa e pjesëve prodhuese.