Zgjedhjet në veri, Krstic: S’do të ketë incidente, Beogradi ka urdhëruar të injorohen krejtësisht

33

Nuk kanë mbetur as tri ditë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të populluara me shumicë serbe, kur nga ky proces u tërhoq edhe Aleksandar Jabllanoviq nga Partia e Serbëve të Kosovës, kryesisht duke cituar kushtet e mangëta për realizimin e këtyre zgjedhjeve e nëpër kontenjerë. Nga komuniteti serb ka mbetur vetëm një subjekt politik, në komunën e Zveçanit. Sllagjana Pantoviq, kandidate e pavarur për kryetare të kësaj komune. Lista Serbe i ka bojkotuar zgjedhjet me ç’rast ka marrë edhe mbështetjen e Presidentit të Serbisë, Aleksnadar Vuçiq, me thirrjen e tij ndaj komunitetit serb që të mos dalin në votime.

Në një intervistë për Nacionalen, gazetari serb nga Kosova, Branislav Krstic, thotë se situata është e qartë se organizimi me doemos i këtyre zgjedhjeve – nëpër kontenjerë e oborre të policisë – nuk është i pranueshëm, jo vetëm për serbët e Kosovës, por për një asnjë qytetar në mbarë vendin. “Pas këtyre zgjedhjeve do të kemi atë konstatimin që zgjedhjet lokale nuk e kanë bojkotuar vetëm Lista Serbe, por se ajo ishte protestë e serbëve. Që d.m.th në fund do të ketë edhe një konkluzion, që Qeveria e shtetit të Kosovës nuk ka mekanizma për t’i bindur serbët të dalin në votime”, na tha ai.

Nëse flasim për një shtet që dëshiron të ketë pamjen e një shteti demokratik më duket se organizimi i zgjedhjeve me zor, me kontenjerë në Leposaviq afër kufirit, afër njësisë speciale, dhe ajo tjetra në oborre policore, më duket si diçka që nuk është e pranueshme jo për serbët, por mua më duket që për asnjë qytetar të shtetit të Kosovës”.

Në dritën e kësaj ai e sheh pjesërisht edhe tërheqjen e Aleksandar Jabllanoviqit, i cili ishte kundërshtarë i kahershëm i Listës Serbe. “Vendimi i zotit Jabllanoviq dhe partisë së tij ka ardhur si pasojë e një shantazhimi dhe një presioni shumë serioz nga Lista Serbe dhe Beogradi. Në të njëjtën kohë më duket që në atë vendim e kanë marrë në momentin kur e kanë kuptuar që KQZ-ja me mbështetjen e policisë do të organizojnë zgjedhjet që janë të ligjshme por që nuk kanë edhe legjitimitet; legjitimitet demokratik”.

Për serbët e thjesht të Kosovës dhe të atyre që kanë pranuar realitetin e shtetit të Kosovës, Brastic e ka një brengë. Se kanë mbetur ndërmjet dy presioneve. Atë të Beogradit dhe atë të Prishtinës. “Jam shumë shumë i shqetësuar sepse na pret një periudhë tejet e vështirë, sepse edhe pastaj do të kemi në pushtet lokal pjesëtarët e pakicës në ato komuna”, thotë Krstic.

Pyetur se si e lexoi deklarimin e Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, se ShBA do ta njohë legjimitetin e prodhuar nga rezultati zgjedhor në veri pavarësisht bojkotit të Listës Serbe, Krstic pajtohet plotësisht. “Në qoftë se jemi të interesuar për ardhmërinë pozitive të shtetit të Kosovës, duhet ta lexojmë shumë seriozisht deklaratën nga administrata amerikane. Kjo deklaratë me të cilën edhe unë pajtohem. Bojkoti në çdo pjesë të botës nuk e ka jep përfitime të ata njerzve të cilat kanë bojkotuar”.

Megjithatë, ai thotë se me t’u konkluduar këto zgjedhje dhe me të marrë pushtetin në ato zona (ose PDK-ja ose LVV-ja të cilët garojnë) do të jetë një situatë ku 2-3% e popullatës do të sundojë mbi shumicën. Por, një gjendje të tillë Krstic nuk e sheh të qëndrueshme. “Pas gjashtë ose shtatë muajsh duhet të kemi zgjedhje të reja, sepse askush në Prishtinë por edhe tek autoritetet ndërkombëtare nuk toleron në gjendje të cilën e kemi pas në kohën e regimit të Millosheviqit. Jam i sigurt që nuk është edhe i mundshëm që 3,2 ose 1 përqind e popullatës me kontrollu shumicën, që do të thotë 90 e disa përqind të një komuniteti tjetër”.

Branislav Krstic është megjithatë i bindur se nuk do të ketë incidente të dielen e 23 prillit. Kjo sepse ai thotë të ketë mësuar që Lista Serbe do t’i kushtojë vëmendje zgjedhjeve dhe atë me urdhër nga vetë Beogradi zyrtar. “Besoj se nuk do të kemi incidente në ditën e zgjedhjeve, sepse sipas edhe burimeve të mia brenda Listës Serbe edhe brenda kreut të Mbrojtjes së Civile, ata e kanë detyrën nga Beogradi për me injoru këto zgjedhje që na presin të dielën”.

Por, tash, çelet një moment tjetër. Kur Lista Serbe dhe Mbrojta Civile janë angazhuar në procesin zgjedhor, terreni më i vogël për individët dhe grupet ekstreme në veri të cilët janë edhe kundër Listës Serbe dhe kabinitet të Vuçiqit. Por, me siguri AKI-ja i ka këto informata dhe kjo është arsyeja se pse forcat serioze janë duke i mbrojtur kontenjerët. Zgjedhjet nuk do të jenë të ligjshme nëse brenda nuk do të ketë edhe pjesëtarë të komunitetit serb. Kjo është konfrimuar edhe nga autoritetet nga KQZ-ja, me të cilët sot kam biseduar”, përfundon ai në një intervistë me Nacionalen.