Policia arreston një person në Zubin Potok, i gjen disa armë e mbi 200 fishekë

31

Policia e Kosovës, drejtoria rajonale e Policisë Mitrovicë-veri me zyrtarët policor në stacionet policore respektive vazhdon me angazhimet e saj aktive në zbatim të ligjit, parandalimin dhe luftimin e veprave penale të të gjitha llojeve.

Në funksion të përmbushjes së këtyre detyrave dhe përgjegjësive sot më 20.03.2023, njësitet e stacionit policor Zubin Potok nga rajoni Mitrovicë veri, përmes të një bashkëpunimi efikas me njësitet tjera të specializuara dhe ato të antidrogës është arrit deri tek pranimi i informacioneve relevante se në një lokacion në fshatin Kozarev-Zubin Potok në një shtëpi dyshohet për posedim të armëve dhe municionit.

Njësitet kompetente policore nga stacioni policor Zubin Potok kanë ndërmarr veprime të menjëhershme policore dhe pas një pune hetimore dhe operative kanë arrit që në shtëpinë e dyshuar të gjejnë dhe sekuestrojnë si dëshmi/prova materiale:

· Dy (2) armë të gjata, me dyqind e tetë (208) fishekë

· Dy (2) pushkë ajrore, dy (2) kuti me sfera të pushkës

· Një revole, e tipit zastava

· Dy (2) karikatorë, tetëmbëdhjetë (18) fishekë.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet kompetente rajonale të hetimeve Mitrovicë veri të cilat kanë dal në vendin e ngjarjes.

Në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës” dhe i dyshuari dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.