Bahtiri ia kujton Kurtit: Në Mitrovicë i ka marrë 65 % të votave duke kundërshtuar Asociacionin

8

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që ta kundërshton Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka paralajmëruar se do të largohet nga VV-ja nëse Kurti pajtohet për formimin e Asociacionit. 

Sipas tij, Kurti në Mitrovicë i ka marrë 65 % të votave duke kundërshtuar Asociacionin.

Po shpresoj shumë, duke e njohtë edhe z.Kurti që ka njohuri të duhur dhe e dinë se çka është t’u ba, për arsye se ai duhet ta dinë se këtu në Mitrovicë i ka marrë 65 përqind të votave kundër Asociacionit të komunave dhe më ka pas përkrahës të fuqishëm dhe do të më ketë përkrahës të fuqishëm deri në momentin që ai që mund të nënshkruajë diçka kundër asaj që ka fol. Atëherë, nuk do të më ka përkrahës asnjëherë, për arsye se unë e di qëllimin e Serbisë”, ka deklaruar Bahtiri për T7.