Një i vdekur dhe 23 raste të reja me COVID-19

9

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka vdekur një person dhe janë regjistruar 23 raste të reja me Covid-19, nga 129 testime sa janë bërë gjithsejtë.

Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit ka humbur jetën një person, kurse janë shëruar 33 persona. Raste aktive me Covid -19 janë 207.

Ndërsa, prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,468, kanë vdekur 3,212 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 270,049, njofton Ministria e Shëndetësisë.