Ministri “nën hije” i financave në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka pretenduar se kursimet pensionale të qytetarëve të Kosovës janë të rrezikuara. Sipas tij vlera e këtyre mjeteve po shënon rënie të theksuar.
Ai gjithashtu thekson se si pasojë e moszgjedhjes së anëtarëve të rinj të Bordit Drejtues të Trustit, ky Bord do vazhdoj të jetë jofunksional.
‘’Vlera e mjeteve pensionale të investuara nga Trusti po shënon rënie të theksuar, ndërsa Bordi Drejtues i Trustit, i cili është organi kryesor vendimmarrës në këtë institucion vazhdon të jetë jofunksional si pasojë e moszgjedhjes së anëtarëve të rinj të Bordit nga Kuvendi i Kosovës. Ngathtësia e institucioneve në kryerjen e detyrave të tyre po rrezikon seriozisht kursimet pensionale të qytetarëve të Kosovës’’- njofton Arben Mustafa përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
