Publikohen çmimet e biletave në Eurovizion, spektakli më 13 maj në ‘Liverpool Arena’

165

Organizatorët e Eurovizion kanë publikuar çmimet e biletave për të ndjekur festivalin europian të këngës. Pjesëmarrësit në këtë aktivitet do të pagajnë nga 35 euro deri në 450 euro për të ndjekur një nga netët e spektaklit më të rëndësishëm muzikor të vendeve të Europës.

Festivali që do të mbahet në muajin maj ka gjithsej 9 netë me aktivitete dedikuar konkurrentëve në garë, mes të cilave dy netët e gjysme finales dhe finalen.

Kënga më e mirë pjesëmarrëse do të shpallet në datën 13 maj.

Organizatorët kanë përcaktuar se një person nuk mund të blejë më shumë se 6 bileta për shfaqje.

Çmimi prej 450 eurosh për biletë është për natën e parë dhe rezervohet për vendet e para të spektatorëve.

Festivali i këngës Europiane këtë vit zhvillohet në Britaninë e Madhe. Finalja mbahet në Liverpool Arena.

Fitues i vitit të kaluar të festivalit ishte Ukraina, por për shkak të luftës, organizatorët vendosën që aktiviteti të mbahet në Britani të Madhe.

Organizatorët e festivalit kanë deklaruar se rreth 3 mijë bileta do të rezervohen për Ukrainasit që jetojnë në Britaninë e Madhe.

Ky është edicioni i 57 i Eurovizion. Festivali i këngës europiane ka nisur për herë të parë në maj të vitit 1956.