Arrestohet kosovari, kishte planifikuar sulm me bombë në Gjermani 

13

Të enjten, prokurori federal arrestoi një të ri në Iserlohn, Republika Nordrhein Westfallen, i cili, si mbështetës i milicisë xhihadiste, Shteti Islamik (IS)dyshohet se kishte planifikuar një sulm me bombë në Gjermani, shkruan faz.de.

Pasi kosovari me shtetësi gjermane Etrit P. kishte frikë se planet e tij mund të prisheshin, ai ka vendosur të sulmojë me thikë policinë, njoftuan autoritetet në Karlsruhe.

E. P. dyshohet për mbështetje të një organizate terroriste jashtë vendit dhe për përgatitjen e një akti të rëndë dhune të rrezikshme për shtetin. Më tutje thuhet se ai përfaqëson idetë radikale islame dhe identifikohet me aktet e dhunshme të IS. Mbi të gjitha, ai mbështet sulmet në Evropë.

Nën ndikimin e një mbështetësi të IS-it, i cili po përhapte materiale propagandistike përmes një shërbimi të mesazheve, ai kishte planifikuar një sulm, përcjell albinfo.ch. Përveç kësaj, ai ka shpjeguar (me video) se si konstruktohet një mjet shpërthyes, ka thënë prokurori federal. Megjithatë, ai nuk ishte në gjendje të zbatonte planet e tij për shkak të ndërhyrjes së autoriteteve të zbatimit të ligjit.

Etrit P. është dërguar në mbajtje.