Aktivistët e LVV-së në Drenas e akuzojnë Albin Kurtin se tinëzisht bëri homazhe për Fehmi Lladrovcin

14

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas Naim Qorri ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se sot në 24-vjetorin e vrasjes së Fehmi Lladrovci ka shkuar tinëzisht që të bëjë homazhe.

Qorri në një postim në rrjetin social “Facebok”, ka shkruar se Kurti herët në mëngjes Kurti ka shkuar për homazhe në Drenas duke shtuar se tinëzisht prej aktivistëve që e pritnim kur Kurtit  i rrezikohej siguria më herët.

“Kryeministri Kurti qenka ardhur herët në mëngjes tinëzisht për homazhe në Drenas. Tinëzisht prej aktivistëve që e pritnim kur këtij i rrezikohej siguria më herët.  Tash kur hypi në pushtet, me xhipa e me sigurim nuk i duhemi ne.  Është dashur ta njoftonit edhe vëllain e Fehmiut, kryetarin Lladrovci sepse këto ngjarje janë shumë më të mëdha sesa politikat ditore. Një mosnjoftim i tillë është në realitet politizim i këtyre çështjeve kaq të ndjeshme për secilin nga ne”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Qorrit, pa ndërhyrje:

Kryeministri Kurti qenka ardhur herët në mëngjes tinëzisht për homazhe në Drenas. Tinëzisht prej aktivistave që e pritnim kur këtij i rrezikohej siguria më herët.

Tash kur hypi në pushtet, me gjipa e me sigurim nuk i duhemi ne.

Është dashur ta njoftonit edhe vëllaun e Fehmiut, kryetarin Lladrovci sepse këto ngjarje janë shumë më të mëdha sesa politikat ditore. Një mosnjoftim i tillë është në realitet politizim i këtyre çështjeve kaq të ndjeshme për secilin nga ne.

Nuk je ardhur në Graçanicë por në Drenicë i nderuar Kryeministër.

Në Drenicë kur ne të pritnim në odat tona dhe të bënim konak, kur disa nga ata me të cilët ishe sot ishin ata prej të cilëve të ruanim!

Tash ata po të ruajnë ndaj neve aktivistëve!

E turpshme!