ATK mbledh mbi 600 mijë euro borxhe nga 18 biznese 

94

Administrata Tatimore e Kosovës ka treguar se ka mbledhur mbi 600 mijë euro nga 18 subjekte biznesore.

“Angazhimi i pandërprerë i Departamentit të Mbledhjes së Detyrueshme në trajtimin e borxheve të tatimpaguesve ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ka rezultuar me mbi 600 mijë euro të mbledhura te 18 subjekte biznesore”, ka thënë ATK.

Stafi i Mbledhjes së Detyrueshme mbetet i përkushtuar në trajtimin dhe mbledhjen e borxheve, duke ndërmarrë procedurat e mbledhjes së detyrueshme, deri te konfiskimi i pasurisë dhe kallëzimi penal, për të gjithë tatimpaguesit që nuk i kryejnë obligimet tatimore, të cilat dalin nga Legjislacioni Tatimor.

“Në periudhën e fundit janë ndërmarrë aktivitete të shumta për mbledhjen e borxheve, me theks të veçantë konfiskimi i pasurisë, që për herë të parë ka rezultuar në uljen e stokut të borxheve”, thuhet në komunikatë.