Konfirmohet zyrtarisht lidhja e Borës dhe Donaldit, kapen mat në Prishtinë 

29

Çifti i njohur i show bizit shqiptar Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë duke shijuar lidhjen e tyre në Prishtinë.

Çifti po shijonte darkën, teksa bisedonin e përqafoheshin të qetë dhe të pa shqetësuar nga askush.

Ata kanë qëndruar në hotelin Garden në Prishtinë.

Moderatorja Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj tashmë nuk e kanë problem ta pranojnë se janë rikthyer me njëri-tjetrin.

Gjithashtu shumë shpejt do të fillojë edhe transmetimi i spektaklit “Dancing With the Stars”.

Bora Zemani do të jetë drejtuesja e këtij spektakli, ndërsa Donald Veshaj do të drejtojë pjesën prapa skenës, ku dhe pozicionohen konkurrentët pas performancave të tyre.