Gjobë ndaj dy shoferëve në Ferizaj, vozitën nën ndikimin e alkoolit

27

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në orët e para të mëngjesit në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj kanë ndaluar shoferin i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, “përdorimi i alkoolit gjatë ngasjes”.

Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet R.V (M/K) i moshës 25 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro,2 pikë negative dhe nëntë (9) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Në po të njëjtën rrugë , rreth orës 03:30 , policia ka ndaluar shoferin tjetër, i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, përdorimi i alkoolit gjatë ngasjes , ku rezultoi 1.54 %0 dhe ndaj shoferit me inicialet E.G (M/K) i moshës 22 vjeçar, policia i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 2 pikë negative dhe nëntë (9) vit masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit).