“Festë” në Kiev nga vendimi i bujshëm i Baykar-it, Turqia me fabrikë të dronëve në Ukrainë

35

Kompania turke Baykar ka blerë tokë në Ukrainë dhe është regjistruar si person juridik me qëllim të ndërtimit të një fabrike për prodhimin e dronëve Bayraktar, tha ambasadori i Ukrainës në Turqi, Vassily Bondar.

Në një intervistë për gazetën RBK-Ukraina, ambasadori tha se kompania zhvilloi në mënyrë të pavarur planin për ndërtimin e fabrikës dhe synon ta realizojë atë “sepse ky ishte angazhim pothuajse personal i pronarëve të kompanisë, për të filluar këtë prodhimi në Ukrainë.”

“Në pjesën më të rëndësishme të modeleve, që do të prodhohen në këtë fabrikë, do të përdoren komponentë të prodhimit ukrainas. Këto mund të jenë motorë, pjesë të ndryshme këmbimi, rrota”, shtoi Bondar.

Marrëveshja për çështjen e ndërtimit të fabrikës u miratua nga qeveria ukrainase dhe pritet të ratifikohet nga parlamenti ukrainas.

Në fund të qershorit, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se presidenti rus Vladimir Putin i kishte shprehur atij dëshirën për të bashkëpunuar në prodhimin e dronëve Bayraktar. Më vonë industria turke e mbrojtjes njoftoi se çështja e bashkëpunimit të mundshëm me Rusinë në këtë aspekt nuk u diskutua.

Më 18 korrik, drejtori ekzekutiv i Baykar, Khaluk Bayraktar, në një intervistë për CNN, deklaroi se ai mbështet Ukrainën në luftën e saj për sovranitet dhe pavarësi dhe kurrë nuk do të lejojë që dronët e saj t’i shiten Rusisë.

Dronët turq janë përdorur nga ushtria ukrainase që nga viti 2021. Pas fillimit të luftës, furnizimet me armatim turk filluan të zemërojnë Moskën, duke e çuar Turqinë të fshehë shitjet e Bayraktar në Kiev.

Bashkëpronari dhe drejtori teknik i Baykar, Selcuk Bayraktar, është dhëndri i presidetit Erdogan.