Hidhet nga ballkoni me bashkëshorten aktori shqiptar në New York, lënë pas dy fëmijët e vegjël

73

Aktori shqiptar Florind Belliu është vetëhedhur nga ballkoni në Bronx të New Yorkut bashkë me bashkëshorten, ndërsa trupat e tyre u gjetën rreth orës 09:15 të mëngjesit të së shtunës.

Sipas medieve amerikane, 35-vjeçari dhe gruaja 28 vjeç, u gjetën në oborrin e pasmë të 2199 Cruger Ave.

Mësohet se Belliu dhe bashkëshortja e tij Ornela kishin ikur prej disa vitesh në Amerikë.

Ai ka qenë më parë aktor në Shqipëri, ndërkohë që përmes kërkimeve në internet rezulton se në Nju Jork ka punuar në një agjenci të shitjes së pasurive të paluajtëshme.

Detektivët “po hetojnë të gjitha këndvështrimet e mundshme, vetëvrasje të dyfishtë, vetëvrasje me vrasje. Duket sikur ata u hodhën nga kati i gjashtë”, tha NYPD.

Burri “mund të ketë pasur një problem të shëndetit mendor” që nxiti incidentin, tha një burim policor për The Post.

Ai ishte shfaqur i zemëruar të premten, thanë fqinjët ndërsa ditën e vetëvrasjes ishte ditëlindja e tij.

“Dëgjova disa zhurma, pastaj pashë jashtë dhe vura re dy trupa. Unë u trondita. Kishte shumë gjak”, tha një banor i habitur i ndërtesës Cruger Avenue, i cili nuk pranoi të jepte emrin e tij. /TCH/