Hoti i reagon këshilltarit të Kurtit që e akuzoi se merr urdhëra nga Grenelli

10

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka reaguar këshilltarit të kryeministrit Kurti, Hysamedin Feraj, i cili e ka akuzuar se po merr urdhëra nga Richard Grenell, ish i dërguari i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Hoti ka reaguar duke i quajtur shpifje e konspiracionin deklaratat e Ferrajt.

“Ata që gjithë jetën nuk kanë guxuar as të mendojnë pa marrë urdhër, e janë betuar për zbatim të urdhrave edhe para padronit të tyre të vdekur, kujtojnë se të gjithë janë si ata – relikte të së kaluarës të dhimbshme për popullin shqiptar dhe rob në mendje e shpirt. Paguhen nga taksat e qytetarëve, e merren me shpifje e konspiracione ndaj kundërshtarëve politik”, shkruan Hoti.