1 mijë e 30 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

15

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1030 raste të reja me koronavirus, nga testimi i 2829 personave të dyshuar si të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Numri i rasteve aktive është 9914.

Ndërkohë, numri i të vaksinuarve kundër COVID-19 brenda 24 orëve të fundit është 127.