Moderatorja shqiptare Bora Zemani dhe aktori dhe moderatori Donald Veshaj vazhdojnë të mbeten kryefjala e mediave rozë që nga fillimi i këtij viti.
Edhe pse nuk e kanë pranuar ende publikisht, Bora dhe Donaldi janë kapur mat disa herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Jo vetëm që janë ribashkuar, por ata janë parë në jug të Shqipërisë duke kaluar pushimet së bashku me familjarët e tyre.
Në disa foto që po qarkullojnë shihet Bora në kafe me vëllain e vogël të binjakëve, vëllain e mamanë e saj, teksa më pas ngjiten në një gomone, bashkë me Donaldin e familjarët.

