Se paqja në botë është zgjidhja e vetme për integrim të mëtutjshëm e lëvizje të lira ,tashmë e kanë të qartë edhe politologët e analistët kosovarë.
Mërgim Saqipi një politolog i ri i cili ka studiuar shkencat politike në Libi , në një shkrim të gjatë sjell fakte e të dhëna interesante për zhvillimet atje, por edhe paqen e cila është zgjidhja e dëshiruar për të gjitha konfliktet në botë.
Në veqanti për Libinë përmes këtij shkrimi mund të mësohen fakte interesante për një shtet me shumë resurse zhvillimore dhe ndikimet e politikës në jetën e banorëve të këtij vendi.
Saif Al-Islam Gaddafi, propozon zgjidhje paqësore për krizën Libiane
Kandidati presidencial Saif al-Islam Gaddafi, para ca kohësh iu drejtua opinionit libias, me dy propozime si mund të zgjidhet kriza e tanishme libiase.
Ai i paraqiti dy opcione duke i arsyetuar dhe konsideruar si shanse të fundit që të gjendet zgjidhja paqësore e krizës serioze që po përjeton aktualisht Libia.
Sipas tij, është mbajtja e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamemtare jopërjashtuese për askënd, që të marrin pjesë të gjithë pa përjashtim palët e individet e interesuar.
Popullit i mbetet që ai të zgjedh atë që mendon se vendin(shtetin) mund ta nxjerr nga kriza.
Në rast dështimi në përzgjedhjen e kandidatëve jo meritor ata ta mbajnë përgjegjësinë.
Zgjidhja e parë sipas Gadafi do të ishte :
“Të zgjidhet një palë neutrale që i bënë ndryshimet ligjore dhe administrative për t’i organizuar e zbatuar zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, urgjente joekskluzive të marrin pjesë të gjithë, pa përjashtuar askënd. Kjo është zgjidhja më e përshtatshme për të gjithë edhe pse kjo është larg mundësive në këto rrethana momentale”.
Zgjidhja e dytë
Duke marr parasysh në mosmarrëveshjen për kushtet e kandidaturës në zgjedhje presidenciale 2021 ku kishte tentativa për eliminimin nga kandidatura disa personalitete, duke vendosur barriera të ndryshme.
Kjo është si zgjedhje e fundit për shpëtimin e shtetit ne mënyrë paqësore duke pa eliminim të kandidatëve, duke mos lejuar të derdhet asnjë pikë gjaku.
Nëse nuk do të ndodhë kjo gjë dhe vazhdon kjo farsë dhe në këtë tragjedi që po kalon vendi ynë, do të vazhdoj rrjedhja e lotëve dhe e gjakut.
Duhet vendosur një kufi sa më shpejti para se të bëhet vonë.
Nga kush pengohet procesi zgjedhor në Libi?
Zgjedhjet e parapara më 24 dhjetor 2021, dështuan, libianët u zhgënjyen për shkak të shtyrjes së ditës së zgjedhjeve, të cilën e kishin pritur prej kohësh me padurim.
Me propozimin e Komisionit të Lartë Kombëtar të Zgjedhjeve për shtyrjen e procesit zgjedhor për 24 janarin e ardhshëm, frika e libianëve për të hyrë në një konflikt të ri sa vjen e shtohet për shkak të deklaratave të palëve se “qeverisë i ka skaduar mandati”.
Më 10 mars, Kryetari i Këshillit së Përfaqësuesve të Libisë, Agila Saleh, njoftoi në përfundim të seancës së akreditimit të qeverisë, Qeveria fitoi besimin me një shumicë prej 132 deputetësh… Ne duhet të paralajmërojmë qeverinë se mandati i saj përfundon më 24 dhjetor dhe ajo duhet të mbajë zgjedhjet në datën e caktuar, pas së cilës do të jetë një Qeveri e përkohshme deri në përfundimin e zgjedhjeve”. Në lidhje me këtë, analisti politik Salah al-Bakush tha për Anadolu Agency, “Agila Saleh, Kryetari i Parlamentit dhe gjeneralmajori në pension (Khalifa Haftar), dhe ata që tani po përpiqen të bëjnë aleancë me ta, do të përpiqen të ndërpresin procesin politik në mënyrë që ata mund të pajtohen për ndarjen e interesave te tyre me formim të një qeverie të re, jashtë udhërrëfyesit “hartimit të rrugës” dhe forumit të dialogut politik Libian”
Nga ana tjetër, analisti politik Sanusi Ismail, në një intervistë për Anadolu Agency, beson se “qeveria aktuale nuk ka arritur t’i organizoj zgjedhjet e suksesshme dhe kryeministri Abdel Hamid al-Dabaiba ka shkelur premtimin e tij për të mos hyrë në zgjedhje, por ai hyri në garë dhe kontribuoi në sabotimin e rrjedhës së zgjedhjeve”, tha ai.
Mes vazhdimit të qeverisë aktuale apo formimit të një qeverie të re, Al-Senussi beson se “alternativa e tretë është mbajtja e zgjedhjeve sa më shpejt të jetë e mundur, pas ndryshimit të ligjeve për të garantuar drejtësinë mes kandidatëve”.
Edhe pse Bisedimet midis Këshillit të Përfaqësuesve dhe Këshillit të Lartë të Shtetit që synojnë dikur të bien dakord mbi parimet kushtetuese dhe marrëveshjet kalimtare për mbajtjen e zgjedhjeve të planifikuara për në dhjetor 202. Shumë libianë kanë frikë se dështimi për të mbajtur zgjedhjet do të çojë në ndarje dhe konflikte të mëtejshme.
Udhëheqësit e dy palëve të konfliktit libian përfunduan bisedimet në Gjenevë për kushtetutën dhe zgjedhjet, me datë (30 qershor 2022), pa arritur një marrëveshje, e cila ndaloi një përpjekje diplomatike për zgjidhjen e një krize që pengoi procesin e paqes që filloi në vendin dy vjet më parë.
Pas dështimit të bisedimeve të Gjenevës ndërmjet Këshillit së Përfaqësuesve të Libisë dhe Këshillit të Lartë të Shtetit për të arritur një marrëveshje për zgjedhjet krijoi një atmosferë paqartësie dhe ankthi.
Nga agjencia e lajmeve “Bloomberg” citoj në sfondin e përshkallëzimit të tensionit në Libi, e cila po dëshmohet për një konflikt të përshkallëzuar mes dy qeverive që kundërshtojnë legjitimitetin, ministri libian i naftës konfirmoi se prodhimi të naftës së papërpunuar ra në më pak se një milion fuçi në ditë, pavarësisht rritjes së konsiderueshme të çmimeve. Përçarjet e brendshme politike po e bëjnë që populli të vuaj, edhe pse ka resurse vendi i tyre. Mirëpo, pos faktorëve të brendshëm, e grupeve të ndryshme të interesit, tejet aktiv janë edhe faktorët e jashtëm që nuk duan Libia të konsolidohet si shtet dhe të zhvillohet ekonomikisht.
Mërgim Saqipi
Politolog dhe Studiues i Shkencave Politike në Libi