Qytetari nga Obiliqi raporton se ia kanë vjedhur dy lopë, Policia e Kosovës ia gjenë njërën nga to

113

Një qytetarë nga Obiliqi ka raportuar në polici se persona të panjohur i kanë vjedhur atij dy lopë dhe dy viça.

Me të marrë informatën, policia ka arritur të gjejë njërën nga lopët, derisa rasti po vazhdon të hetohet, shkruan Gazet Online Reporteri.net.

Njoftimi i policisë:

VJEDHJE E RËNDË

Fsh. Graboc i Epërm, Obiliq 02.07.2022 – 06:25. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur nga stalla e tij kanë vjedhur katër gjedhe (dy lopë dhe dy viça). Njësia policore ka arritur të gjej njërën nga lopët e vjedhura, të braktisur. Rasti është duke u hetuar.