Ortopedi Vejseli: Obeziteti një ndër shkaktarët kryesor në shfaqjen e artrozës

20

Artroza konsiderohet sëmundja më e zakonshme në botë, ku sipas statistikave deri në 80 përqind  e popullsisë së botës vuajnë nga kjo sëmundje në një shkallë të caktuar.

Lezionet e këtij lloji janë shumë të zakonshme dhe zënë vendin e tretë, pas onkologjisë dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Gjasat e shfaqjes së artrozës rriten me kalimin e moshës dhe sëmundja prek në mënyrë të barabartë si burrat ashtu edhe gratë.

Ajo që duhet theksuar është se dhimbja është shenja e parë e artrozës së nyjeve.

Në emisionin “Familja Ime” në Klan Kosova, Ortopedi Amir Vejseli ka theksuar se kjo sëmundje është ndër sëmundjet më të shpeshta të nyjeve.

Ai gjithashtu u shpreh se në vendin tonë është duke u theksuar për shkak të obezitetit, i cili është një ndër faktorët kryesor në shfaqjen e kësaj sëmundje.

“Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e artrozës janë të shumtë, mirëpo  shoqatat në vendet e ndryshme të Amerikës kanë klasifikuar disa faktorë, e i pari prej tyre mendohet që jatë trauma e hershme, pastaj vijnë faktorët gjenetik që përcjellen me gjenerata të caktuara, faktorë tjetër janë ata të cilët merren me aktivitete sportive dhe mendoj që një ndër faktorët më kryesor në shfaqjen e artrozës është edhe stili i jetës e sidomos obeziteti”, u shpreh tutje ai.